Donald Trump tha ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara po mbajnë kontroll absolut mbi Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se ajo është e hapur për transportin ndërkombëtar detar.
Presidenti amerikan iu drejtua drejtepërdrejtë Irani duke i thënë se për sa kohë e respketojnë asgje e keqe nuk do i ndodhë, por nga ana tjetër nëse Irani nuk respekton rregullat atëherë do rë bëj atë që duhet bërë.
"Për sa kohë që ata na respektojnë dhe unë nuk dua të përdor fjalën 'frikë' sepse nuk është e përshtatshme, për sa kohë që ata na respektojnë, asgjë nuk do t'u ndodhë atyre, POR nëse iranianët nuk i përmbahen marrëveshjes ose nuk sillen siç duhet, unë do të bëj atë që duhet bërë". u shpreh Trump.
Trump pretendoi për Iranin, ndër të tjera, se askush nuk dëshiron të jetë president në vend, se deri para katër muajsh kishte një forcë ajrore të fuqishme dhe se vendi ka një popullsi prej 91 milionë banorësh, të cilët "nuk mund t'i ushqejë".
