Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë përfunduar në mënyrë konstruktive në Zvicër, ndërsa bisedimet teknike do të vazhdojnë gjatë kësaj jave, sipas ndërmjetësve ndërkombëtarë, të cilët shtuan edhe se po ngrihenn një Komitet i Nivelit të Lartë për të mbikëqyrur ndërmjetësimin dhe një "linjë komunikimi" për Ngushticën e Hormuzit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, njoftoi se si rezultat i progresit të arritur në negociata, janë hequr sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës dhe janë liruar një pjesë e aseteve të ngrira të vendit jashtë kufijve. Ai shtoi se autoritetet iraniane kanë nisur një plan të gjerë rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një plan veprimi për të arritur një marrëveshje përfundimtare që t’i japë fund luftës brenda 60 ditëve.
Kujtojmë se ky zhvillimi i rëndësishëm vend pasi bisedimet kishin ngecur më parë pas deklaratave të fuqishme të Trump, teksa kërcënoi delegacionin e Teheranit, duke thënë se mund të fillojë bombardimet dhe të “marrin kontrollin” e Ngushticës së Hormuzit nëse nuk arrihet një marrëveshje, sipas raportimit të CNN.
Megjithatë, pas përfundimit të bisedimeve në Zvicër, Katari dhe Pakistani njoftuan se SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të krijojnë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi për menaxhimin e incidenteve në Ngushticën e Hormuzit.
Po ashtu SHBA dhe Irani kanë rënë dakord që të krijojnë atë që e kanë quajtur “qelizë çkonfliktuale”, e lehtësuar kjo nga Katari dhe Pakistani, për të siguruar fundin e operacioneve ushtarake në Liban sipas ndërmjetësve. Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani kanë qenë një pengesë kryesore për një marrëveshje , me Teheranin që këmbëngul që sulmet vdekjeprurëse izraelite duhet të ndalen.
