Hapësire reklamuese

Bota

“Më kërkoi të bënim foto”, Trump “nuk u ndahet” sulmeve ndaj Melonit: Do të jetë përsëri mikeshë, por s’na ndihmoi me Iranin, jo faleminderit

Shkruar nga Newsbomb
“Më kërkoi të bënim foto”, Trump “nuk u
Giorgia Meloni-Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë sërish një reagim pas përplasjes së krijuar mes tij dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në bërë në “TruthSocial”, Trump nuk heq dorë dhe vazhdon të këmbëngulë se Meloni i ka kërkuar vazhdimisht të bëjnë njqë foto përgjatë samitit G7.

Ai më tej është shprehur se Meloni e ka refuzuar SHBA-në duke i kthyer shpinën kur i kërkoi përdorimin e bazave ajrore, edhe as nuk e ka mbështetutr kur sipas Trump, ai donte që Irani të mos siguronte më armë bërthamore. E gjithë kjo sipas presidentit amerikan do të ndikojë në popullaritenin e saj në Itali. 

“Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më kërkoi vazhdimisht një foto me mua gjatë takimit të G-7 në Francë. Ajo po bën shumë keq në Itali me nivelin e saj të popullaritetit, ndoshta sepse refuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend që e do dhe e mbron vërtet Italinë, kur erdhi puna për t'i mohuar Iranit të sigurojë ose zhvillojë një armë bërthamore (Por edhe NATO-ja, në fakt!). Ajo as nuk na lejoi të përdornim pistat e uljes ose pistat e Italisë, një shqetësim i madh logjistik, dhe kjo pavarësisht faktit se SHBA-të kontribuojnë me qindra miliarda dollarë në vit për të mbrojtur Italinë dhe të ashtuquajturit aleatë të tjerë të NATO-s. Tani, pasi Shtetet e Bashkuara e mposhtën ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të jetë përsëri mikeshë për të rritur "rezultatet". Jo faleminderit!!! President DJT”, ka shkruar Trump.

“Më kërkoi të bënim foto”, Trump “nuk u
Postimi i Trump

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese