Vetëm pak minuta pasi lajmi i raportuar nga mediat iraniane “mori dhenë” ku u tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllej sërish, zëvendëspresidenti JD Vance ka mohuar lajmin.
Në një prononcim të dhënë për mediat amerikane JD Vance u shpreh se nuk ka asnjë provë për një mundësi mbylljeje të ngushticës, edhe pse komanda e përbashkët ushtarake e Iranit e ka konfirmuar mbylljen dhe ia atribuon atë sulmeve të vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit.
Zëvendëspresidenti tha se nga bisedat me të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ai kuptoi se gjërat po shkojnë mirë dhe se ngushticat tani janë të hapura.
Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord të premten për një armëpushim, i cili u prish të shtunën, ndërsa të dyja palët shkëmbyen sulme, raportoi Journal, duke vënë në dukje angazhimin e Izraelit për të mbajtur trupat në Liban derisa Hezbollahu të mposhtet.

