Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta e memeve, të tallesh në zgripin e pamundësisë

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e memeve, të tallesh në zgripin e pamundësisë
Nje prej pankartat meme te protestes

Nga Luela Myftari

Në një kohë kur deklaratat zyrtare harrohen brenda ditës, ndërsa statuset politike humbasin në pafundësinë e rrjeteve sociale, duket se arma më e fortë e “Revolucionit Flamingo” janë bërë memet. Shqiptarët e diasporës, të shpërndarë në rreth 20 qytete të botës, nuk kanë zgjedhur vetëm pankartat tradicionale për të shprehur pakënaqësinë e tyre, por edhe humorin therës që shqiptarët e kanë kthyer prej kohësh në mekanizëm mbijetese.

Mes flamingove me syze të errëta, fotomontazheve satirike dhe sloganeve që luhaten mes komedisë dhe revoltës, protestuesit kanë treguar se ndonjëherë ironia godet më fort se çdo fjalim politik. Në fund të fundit, kur qytetarët ndihen të padëgjuar, mbetet humori – ai lloj humori që të bën të qeshësh për disa sekonda dhe të mendosh për orë të tëra.

“Revolucioni Flamingo” duket se ka kuptuar mirë rregullat e epokës digjitale: një meme e mirë udhëton më shpejt se një deklaratë për shtyp dhe arrin aty ku shpesh nuk arrijnë debatet e zakonshme. Prandaj, krahas thirrjeve për mbrojtjen e Zvërnecit dhe kritikave ndaj politikës, protesta po prodhon edhe një arkiv të tërë satire qytetare, ku çdo meme është një koment, një kritikë dhe një buzëqeshje e hidhur njëkohësisht.

Sepse, siç duket, flamingot nuk po protestojnë vetëm. Tani ato kanë marrë me vete edhe armën më shqiptare të mundshme: talljen me atë që duket e patallshme.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 58-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese