Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkohet ndihmë URGJENTE për t’i shpëtuar jetën Ardit, aksidenti tragjik i ka thyer shtyllën kurrizore, i riu rrezikon të mbetet në shtrat përgjithmonë

Shkruar nga Newsbomb
Kërkohet ndihmë URGJENTE për t’i shpëtuar jetën
Ardi, i riu që po lufton me jetën

Aksidenti tragjik i ndodhur para 5 ditësh në Majorka ka shkaktuar dëmtime serioze në trupin e një të riu shqiptar i cili mësohet se është në luftë me jetën.

Bëhet fjalë për Ardin, i cili thuhet se pësoi një aksident tragjik teksa ishte me pushime në Majorka, i cili rezultoi në thyerjen e 4 pjesëve të shtyllës kurrizore, njëra prej të cilave është Vertebrori C1.

Që nga ajo ditë e “zezë” e cila gati sa nuk i mori jetën të riut, ai po merr mjekimet e nevojshme. Mirëpo mësohet se është dhënë shumë pak shpresë se ai do të ecë përsëri ndonjëherë, madje rrezikon që të mos jetë në gjendje të marrë frymë pa mbështetje.

Ardi është një bir dhe xhaxha i dashur për mbesën e tij të vogël, një mik dhe anëtar i familjes që e mbështet dhe një gëzim për t’u gjendur pranë.

Ekipi mjekësor po bën gjithçka që mundet, por rruga përpara do të jetë e gjatë dhe sfiduese, ndaj kërkohet ndihma e të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë në shpëtimin e jetës së një të riu, e cila është në fije të perit.

Nëse klikoni këtu, mund të gjeni linkun e GoFoundMe, përmes së cilit po përpiqet që të mblidhen fonde për të ndihmuar Ardin dhe familjen e tij të mbulojnë shpenzimet gjithnjë e në rritje mjekësore, udhëtimin dhe çdo kujdes pas operacionit që mund t'i nevojitet.

Sadopak të jetë kontributi juaj, sërish mbetet një ndihmë e madhe për jetën e të riut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese