Hapësire reklamuese

Politikë

Shqiptarët mblidhen sot për "Shqipërinë e Re", Rama e pranon para të vetëve: Kam zgjedhur të mos jem i pëlqyer para njerëzve, më ka ikur ajo shije (FJALA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët mblidhen sot për "Shqipërinë e Re",
Foto ilustruese: Shqiptarët e diasporës, kryeministri Edi Rama

Në fjalën përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te organizimi i protestat që po organizohen në  Tiranë kundër investimeve amerikane, për të cilat tha se do të ketë gjithmonë njerëz që do dalin me flamingo në duar.

Ndërsa shtoi se pavarësisht postimeve, që ngjajnë si mesazhe patriotike, ku hashtagsat e përdorur duket sikur tentojnë të mbrojnë vendi, Rama theksoi se synimi i Partisë Socialiste do të mbetet gjithmonë integrimi europian i Shqipërisë.

“Unë besoj te politika që zgjohet dhe punon me njerëzit realë, jo me profilet fallco. Në të gjithë ndjekësit e faqes sime nuk mund të gjendet një i blerë. Nuk ka. Ne na duhen ata që nuk jetojnë duke bërë scroll. Ata janë forca jonë.  Duhet të të kemi parametrat më të mirë në çdo aspekt. Ne mund të na bëhen shumë leksione, por të na bëhet neve leksion, u ngrit diaspora. U mblodhën.

 Ka një element tjetër që e tregon historia e na e tregojnë ata që kanë menduar se si zhvillohet bota. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive, e cila ka dalë nga një fazë e ka hyrë në një fazë të re. Është jo e lehtë për t’u përmirësuar. Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë. Unë e di që ka dhe intelektualë të familjes sonë politike që thonë sikur Edi Rama ka diçka si të lodhur për në BE. Të gjithë këta që kanë studiuar situatën me kaq pasion i keni atje te sheshi i xhirimit” tha Rama para të vetëve.

Më tej, kryeministri u ndal dhe te thirrjet në protestë në mesin e të cilave kryeson “Një Shqipëri e Re”, për të cilën kreu i qeverisë shqiptare tha se mbetet e pakuptueshme pasi Partia Socialiste prej vitesh ka punuar për të bërë realiteti ëndrrën e madhe të shumë shqiptarëve, integrimin në BE.  Megjithatë, Rama shtoi se nëse njerëzit këmbëngulin për Shqipërinë e Re, ai është i gatshëm për të bërë një marrëveshje me qytetarët.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri theksoi se njerëzit do të vijojnë ta kundërshtojnë e ta shënjestrojnë, siç kanë bërë prej shumë kohësh. Ndërsa shton se synimi i tij mbetet që Shqipëria të futet në BE sa më shpejt dhe vendi të ketë një përmirësim të dallueshëm, në krahasim me vitet e mëparshme.

"Jemi gati për të bërë një marrëveshje për një Shqipëri të Re. Është njësoj si siluetat e flamingove, siç e mbante Fatos Lubonja.

Do kritikohemi, do sulmohemi, por e kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka shumë kohë që nuk kam zgjedhur të jem i pëlqyer, më ka ikur ajo shija. Jemi për të qenë të dobishëm jo të pëlqyer. Sa janë të pëlqyer sot në rrjetet sociale por janë krejt të padobishëm…

Ndaj Shqipëria është e gjitha sot në duart tona. Vendi nuk është një hashtag, një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Është një vend që është në luftë me vetveten. Le të këndojnë sirenat, atë punë kanë. Ne kemi punë tjetër, integrimin europian.

Mos u çudisni se në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin anash, kundër përballë. Jemi në një kohë kur falë algoritmit, vijnë mercenarët digjitalë edhe nga vendet që as nuk i mendoje" shtoi Rama. 

Fjala përmbyllëse e Edi Ramës: Unë besoj te politika që zgjohet dhe punon me njerëzit realë, jo me profilet fallco. Në të gjithë ndjekësit e faqes sime nuk mund të gjendet një i blerë. Nuk ka. Ne na duhen ata që nuk jetojnë duke bërë scroll. Ata janë forca jonë.  Duhet të të kemi parametrat më të mirë në çdo aspekt. Ne mund të na bëhen shumë leksione, por të na bëhet neve leksion, u ngrit diaspora. U mblodhën.

 Ka një element tjetër që e tregon historia e na e tregojnë ata që kanë menduar se si zhvillohet bota. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive, e cila ka dalë nga një fazë e ka hyrë në një fazë të re. Është jo e lehtë për t’u përmirësuar. Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë. Unë e di që ka dhe intelektualë të familjes sonë politike që thonë sikur Edi Rama ka diçka si të lodhur për në BE. Të gjithë këta që kanë studiuar situatën me kaq pasion i keni atje te sheshi i xhirimit.

Karta e BE është karta e historisë së Shqipërisë, ka brenda të gjitha gjërat dhe ata që flasin ata në protestë. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës. Jemi këtu për të fituar Shqipërinë në BE. Është një thirrje për “Një Shqipëri të Re”. Kam parë dhe që ka shpirtra të humbur që duan një Shqipëri të Re, mezi pres të na e sjellin këta një të tillë.

Jemi gati për të bërë një marrëveshje për një Shqipëri të Re. Është njësoj si siluetat e flamingove, siç e mbante Fatos Lubonja.

Do kritikohemi, do sulmohemi, por e kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka shumë kohë që nuk kam zgjedhur të jem i pëlqyer, më ka ikur ajo shija. Jemi për të qenë të dobishëm jo të pëlqyer. Sa janë të pëlqyer sot në rrjetet sociale por janë krejt të padobishëm…

Ndaj Shqipëria është e gjitha sot në duart tona. Vendi nuk është një hashtag, një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Është një vend që është në luftë me vetveten. Le të këndojnë sirenat, atë punë kanë. Ne kemi punë tjetër, integrimin europian.

Mos u çudisni se në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin anash, kundër përballë. Jemi në një kohë kur falë algoritmit, vijnë mercenarët digjitalë edhe nga vendet që as nuk i mendoje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese