Hapësire reklamuese

Politikë

Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë
Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar marrjen e një huaje prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, financimi synon mbështetjen e projekteve dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

302 milionë dollarët e marra me kredi, do të përdoren për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, nëpërmjet furnizimit me pajisje dhe sisteme ushtarake të prodhuara në SHBA

Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tone dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA  E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA),  NË KUADËR TË FINANCIMIT TË JASHTËM USHTARAK (FMF)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese