Pasi Sali Berisha dhe deputetët e PD-së nuk morën pjesë në votimin për Amnistinë Penale, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nuk i ka kursyer akuzat daj kryedemokratit.
Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se Berisha sot bëri akt tradhtie ndaj demokratëve dhe opozitarëve.
Ish-deputeti shkruan se nuk është rastësi që shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën.
“Në një moment kur qytetarët janë ngritur në këmbë kundër qeverisë dhe Shqipëria pret një përballje të fortë parlamentare me Ramën, Berisha zgjedh të bëjë teatër politik paradite, vetëm për t’i hapur rrugë dhe për të mos e vënë në vështirësi kryeministrin gjatë paraqitjes së tij në seancë”, shkruan Salianji.
Postimi i plotë i Salianjit:
Sali Berisha kreu sot një tjetër akt tradhtie ndaj demokratëve dhe opozitarëve. Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën. Në bashkëpunim me njëri thetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon e ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë!
Në një moment kur qytetarët janë ngritur në këmbë kundër qeverisë dhe Shqipëria pret një përballje të fortë parlamentare me Ramën, Berisha zgjedh të bëjë teatër politik paradite, vetëm për t’i hapur rrugë dhe për të mos e vënë në vështirësi kryeministrin gjatë paraqitjes së tij në seancë.
Regjimi Rama–Berisha po i merr frymën demokracisë, po asgjëson opozitën reale dhe po bashkëqeveris në dëm të interesit publik. Shqiptarët meritojnë një alternativë të vërtetë, jo një konflikt të inskenuar që në fund i shërben mbajtjes së të njëjtit sistem në pushtet
