Hapësire reklamuese

Politikë

Sërish KAOS në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Flamur Noka “dirigjon” demokratët: Rama jep dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Sërish KAOS në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Flamur Noka
Pamje nga Kuvendi, deputetet bllokojne foltoren

E njëjta “këngë” ka vijuar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas disa ndërprerjeve të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është detyruar të kërkojë sërish pesë minuta pushim për shkak të tensioneve të krijuara në sallë nga deputetët e opozitës.

Këta të fundit kanë kërkuar që në seancën plenare të zhvillohen diskutime lidhur me kërkesat e protestuesve dhe jo të vijojë rendi i ditës, i cili parashikonte ndër të tjera edhe miratimin e amnistisë penale.

Demokratët bllokuan foltoren, duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës dhe duke shkaktuar tensione të vazhdueshme në sallë. Gjatë kësaj situate Flamur Noka është dëgjuar duke kënduar “Rama jep dorëheqjen”, refren që është bërë pjesë e protestave të qytetarëve jashtë Kuvendit.

Ndërkohë, ministri Taulant Balla propozoi ndërprerjen e diskutimeve dhe vijimin e procedurës me votim. Kërkesa e tij u hodh në votim dhe mori mbështetjen e shumicës së deputetëve.

“Disa pushime kemi bërë, vazhdon i njëjti diskutim. Kryetarët e grupeve duhet të shprehen. Kemi një propozim nga Taulant Balla për ndërprerjen e diskutimeve. Meqenëse nuk kemi propozime të tjera, kalojmë në votim për shkak të pamundësisë së vijimit normal të seancës. Atëherë, 79 vota pro, një kundër, asnjë abstenim. Miratohet propozimi për ndërprerjen e diskutimeve”, deklaroi Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese