Hapësire reklamuese

Politikë

“Sa më shpejt ky Parlament duhet të shkrihet”, Shehaj akuzon mazhorancën: Po të largohet Edi Rama...

Shkruar nga Newsbomb
“Sa më shpejt ky Parlament duhet të shkrihet”, Shehaj
Agron Shehaj

Agron Shehaj ka fol për gazetarët jashtë Kuvendit, ku ka hedhur akuza të rënda për PS dhe ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Shehaj është shprehur se shumica e deputetëve nuk do të mbështesin kurrë një kryeministër të ndershëm, por sipas tij, ata do i shërbejnë korrupsionit oligarkëve dhe krimit të organizuar, dhe jo interesave të qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu ai është shprehur se e vetmja rrugë në këtë situatë që ndodhemi janë zgjedhjet e parakohshme, duke kërkuar sa më shpejtë shkrirjen e Kuvendit.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk janë në dorë të parlamentit, por ato kontrollohen nga Edi Rama.

“Diskutimi është se edhe sa ditë do të qëndrojë Edi Rama aty dhe sa ditë do të vazhdojë të mbrohet nga deputetët që janë brenda atij parlamenti.

Ata që janë në atë parlament nuk kanë për të votuar kurrë një kryeministër të ndershëm, mund të zgjedhin kë të duan. Mund të zgjedhin më të mirin që ka Shqipëria, madje mund ta sjellin edhe nga jashtë. Por ata janë aty për t’u shërbyer të korruptuarve, për t’i shërbyer Edi Ramës, Taulant Ballës, kësaj qeverie të korruptuar, oligarkëve, krimit të organizuar dhe jo qytetarëve shqiptarë.

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme. Duhet që sa më shpejt ky parlament të shkrihet dhe të zgjidhen njerëz që përfaqësojnë qytetarët dhe protestuesit. Aty ka protestues dhe qytetarë të thjeshtë që nuk kanë lidhje me këtë llum që ndodhet në parlament.

Është në dorën e këtij parlamenti se si do të shkohet në zgjedhje. Dhe këtë parlament e kontrollon Edi Rama. Të gjithë ata që mendojnë se mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme pa pëlqimin e Edi Ramës, nuk kanë asnjë arsye të besojnë se kjo mund të ndodhë.

Nuk është se po largohet Edi Rama dhe do të largohet edhe Taulant Balla. Ballën do ta keni aty, ashtu si edhe të gjithë deputetët që mbështesin këtë qeveri të korruptuar. Ata do të vendosin se si do të shkohet në zgjedhje. Fatkeqësisht, në zgjedhje do të shkohet me këtë parlament,” u shpreh Shehaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese