Hapësire reklamuese

Politikë

Do lejohet të kalojë Oqeanin, Sali Berisha e pranon për herë të parë: Kanë lobuar për mua në SHBA, ja kush

Shkruar nga Newsbomb
Do lejohet të kalojë Oqeanin, Sali Berisha e pranon për herë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, është pyetur lidhur me festën e organizuar një ditë më parë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit, si dhe për lobimet në SHBA dhe mundësinë e rishikimit të ndalimit të udhëtimit të tij drejt Amerikës, vendim i marrë vite më parë nga administrata Biden.

Sa i përket ftesës së ambasadës Berisha nuk dha një përgjigje, ndërkohë që pranoi për herë të parë se kanë ekzistuar lobime në Shtetet e Bashkuara në emër të tij.

Berisha theksoi se këto lobime janë kryer gjatë administratës së presidentit Donald Trump, duke shtuar se ato janë financuar nga një fondacion që sipas tij mbështet Partinë Demokratike dhe ka marrë përsipër mbrojtjen e kauzës së saj politike.

A keni pasur ftesë nga Ambasada e SHBA? E dyta, a keni lobuar në SHBA për rishikimin? A ka bërë Sali Berisha një marrëveshje me SHBA?

Sali Berisha: E para, nuk kam zhvilluar në mënyrë kategorike asnjëlloj negociate me asnjë person. Ka një kod: po shkove në gjykatë, shko në gjykatë. Nuk jam ai që bën një veprim dhe bën një tjetër. Seancën e pajtimit unë nuk kisha ndërmend ta pranoja. Unë do shkoja. Shkova në gjykatë. Çdo aludim këtu është kot. A kanë lobuar për Sali Berishën? Po, kanë lobuar, pa diskutim. Procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden, nuk kam lobuar me administratën e Biden. Nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit.

Pra nuk ka pasur asnjë... Unë, që ta dinë të gjithë, i vetmi sanksion që kam pasur ka qenë viza. Janë përpjekur shumë, me një vullnet patologjik, të kalojnë tek thesari, se besonin gënjeshtrat e tyre. Bëri një hetim të thelluar dhe të gjithanshëm të fëmijëve të mi, timin, dhe gjeti atë që kanë gjetur edhe këta te vettingu që kanë bërë, dhe nuk ua mori, ua ktheu mbrapsht. Ai lobim, se kush e ka paguar, është fondacioni i cili ndihmon PD dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD-së. Unë thashë, u ktheva kur donin të kontrollonin PD-në dhe unë mund të them që jam kryetari i PD-së, por s’kisha ndërmend të kthehesha. Do vazhdoja betejën me media dhe gjykatë. Kjo ishte zgjidhja ime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese