Hapësire reklamuese

Politikë

Marjana Koçeku pretendon se është kërcënuar nga grupi Bajri, reagon Sali Berisha: Akt i dënueshëm

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku pretendon se është kërcënuar nga grupi
Marjana Koçeku dhe Sali Berisha

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me postimin e deputetes Marjana Koçeku, e cila pretendon se është kërcënuar nga grupi Bajri në Shkodër.

Berisha tha se kërcënimi ndaj deputetes është absolutisht i dënueshëm. Më tej, kryedemokrati hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se sipas tij ai qëndron pas këtyre kërcënimeve.

Më tej, kreu i PD-së bëri thirrje për miratimin e ligjit për mafien dhe ftoi qytetarët të dalin në protestë.

Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme. Tregojnë edhe një herë ligjin e mafies. Tregojnë se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies. Ndaj dhe përsëris thirrjen time: të gjithë, i madh e i vogël, sepse atje ka edhe fëmijë, edhe të rinj, shumë bukur, sepse është paqësore, është festive, të gjithë në protestë”, tha Berisha.

Kujtojmë se Marjana Koçeku, deputetja që u largua pak ditë më parë nga Partia Socialiste, i është drejtuar me një mesazh publik, me emër, grupit të njohur Bajri në Shkodër, duke lënë të kuptohet se familja e saj është kërcënuar nga elementë kriminalë të kësaj organizate të skeduar nga autoritetet.

Ky mesazh u drejtohet Bajrave të Shkodrës. Nëse familjes sime i preket qoftë edhe një qime floku, unë s’do të lë pa ju shkatërruar sa të kem jetën”, shkruan deputetja Marjana Koçeku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese