Hapësire reklamuese

Politikë

"E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat", deputetja e PS-së për largimin e Marjana Koçekut: Më kujton Dritëro Agollin kur thotë...

Shkruar nga Newsbomb
"E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat", deputetja
Briseida Çakërri, Marjana Koçeku

Largimi i Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimi i saj për të vepruar si deputete e pavarur ka shkaktuar reagime të shumta. Në rrjetet sociale, shumë qytetarë i kanë kërkuar që të dorëzojë mandatin, duke theksuar se ai u sigurua falë renditjes së saj në listën e mbyllur të socialistëve.

Për këtë çështje ka folur edhe deputetja e PS, Briseida Çakërri, në një intervistë për A2CNN. Ajo ka komentuar polemikat e krijuara dhe ka theksuar se mandati i marrë përmes listës së Partisë Socialiste nuk duhet të përdoret për qëllime personale apo për të krijuar përçarje politike.

"U qartësova edhe më shumë për atë që po ndodhte që nga momenti i parë të daljes së grupit parlamentar, sepse nuk pati aq kurajo sa të linte mandatin e fituar nga Partia Socialiste, mandatin e dhuruar nga Partia Socialiste.

Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: “E mbajta në krah gjithë ditën, edhe zemrën i dhash, mbahu, në fshat kur arritëm u tha të tjerëve më rrahu.” Kjo është shprehja më e saktë.

E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat, sepse as kecat nuk do ta votojnë. Kaq, nuk dua të merrem më me këtë temë.", tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese