Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Troket" festa në familjen e Shkurte Fejzës, ikona e “Mora Fjalë” marton të voglën e shtëpisë, PAMJE nga dasma magjike e çiftit

Shkruar nga Newsbomb
"Troket" festa në familjen e Shkurte Fejzës, ikona e
Pamje nga dasma e vajzës së Shkurte Fejzës

Një festë e madhe ka trokitur në familjen e bilbilit të këngës popullore shqiptare njëherazi ikona e këngës “Mora fjalë” Shkurte Fejza.

Vajza e vogël e familjes, Agnesa i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj ditën e sotme me partnerin Laurat Shatrin.

Një dasmë si në përralla, Agnesa e veshur me fustanin e bardhë e cila e bëri të dukej tamam si një zanë, teksa krah për krah me babain e asaj u drejtua për në altar, ku i tha përgjithmonë “PO” Lauratit.

Këngëtarja Shkurte Fejza e pushtuar nga emocionet për këtë ditë të veçantë kur ajo përcolli vajzën e saj  për te burri, është shprehur e lumtur për dashurinë e çiftit.

“Është edhe gëzim edhe emocion. Është e vogla e shtëpisë dhe kjo sikur e ka pasur dashurinë tonë më shumë”, u shpreh Shkurtja në një prononcim të dhënë për Prive.

Po ashtu dhe babai i nuses, Hajrushi me zërin duke iu dridhur nga emocionet zbuloi këshillën e që i ka dhënë të bijës për rrugëtimin e saj të ri në jetë.

“Ndërtoje jetën me dashuri, durim dhe respekt, sepse aty është lumturia” i është shprehur Hajrushi Agnesës.

Newsbomb.al i uron jetë të lumtur çiftit Agnesa-Laurat, u plakshin krah njëri-tjetrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese