Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri tregon raportin që ka me të jashtë Ferma VIP: Patëm një takim shumë të...

Shkruar nga Newsbomb
“Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri tregon raportin
Vanesa dhe Indri

Ish-konkurrenti i Ferma VIP, Indri, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mes’Dritë”, ku foli për eksperiencën e tij brenda reality shoë-t, si edhe për marrëdhëniet që ka ruajtur me ish-banorët jashtë formatit.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te raporti i krijuar me Vanesën, një marrëdhënie që nuk zgjati për shumë kohë. Indri zbuloi se së fundmi është takuar me këngëtaren, por takimi, sipas tij, ishte i ftohtë

“Mbrëmë u takuam me Vanesën. Patëm një takim shumë të ftohtë nga ana e saj. Mua më erdhi spontante me e përqafu. Ajo me të drejtë me distancoi. Gresa nuk më foli, ccfarë ka Gresa me mua. Edhe Malbora nuk më flet. Vanesën mund ta kuptoj po të tjerët çfarë kanë me mua. Unë flas me të gjithë, por ka disa që nuk më flasin mua. Për mua, kur mbaron ferma, kujtoj vetëm momentet e paharrueshme, jo keqkuptimet“, u shpreh Indri.

Pavarësisht gjithçkaje, ai nuk kurseu fjalët vlerësuese për Vanesën, duke u shprehur se ajo ka një nga zërat më të bukur shqiptar.

“Vazhdoj të mendoj se Vanesa ka një nga zërat më të bukur dhe më të çmuar në panoramën shqiptare dhe atë ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese