Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Ishte një eksperiencë e veçantë”, Romir Zalla flet pas daljes nga Ferma VIP: Zgjodha të mos luaja me kurthe

Shkruar nga Newsbomb
“Ishte një eksperiencë e veçantë”, Romir Zalla
Romir Zalla

Aktori Romir Zalla u largua të premten nga “Ferma VIP” në prag të finales së madhe, pasi u eliminua në fazën gjysmëfinale të spektaklit.

Pas daljes nga gara, ai ishte i ftuar në emisionin “Ferma Club”, ku foli për eksperiencën e tij brenda fermës, të cilën e cilësoi si një përvojë të veçantë dhe të vlefshme.

“Kisha një merak që kur të dilja do të më duhej shumë kohë të rikuperohesha. Ishte një eksperiencë që përjetuam një mënyrë jetese shumë të shëndetshme. Ajri i pastër, ushqim i shëndetshëm, na qetësoi dhe na relaksoi nga ngarkesa e jetës urbane,” u shpreh aktori.

Duke folur për lojën dhe dinamikat brenda fermës, Zalla theksoi se nuk ka zgjedhur të ndjekë strategji të forta apo të përfshihet në lojëra të ashpra për të avancuar në garë.

“Nëse do duhet të bëja shoë, ta fusja profesionin në lojë, do e bëja vetëm në sfida… 70% e fermës nuk mund të hyja në lojë, të fusja në kurth apo t’i futja thikën dikujt. Është diçka që nuk e bëj dot,” deklaroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese