Këngëtarja e njohur Eli Malaj ka shqetësuar fansat e saj së fundmi, pasi ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit.
Në foton e ndarë në rrjetet sociale, artistja shfaqet duke marrë trajtim mjekësor me oksigjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u ka kërkuar ndjesë të gjithë personave që ishin të pranishëm në lokalin ku ishte e ftuar për të performuar, por që nuk arriti të ngjitej në skenë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Eli Malaj ka bërë të ditur se gjendja e saj u përkeqësua si pasojë e problemeve me rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturës së lartë.
“Ju kërkoj ndjesë publikut të sotëm që ndodheshin te Patalathe Club, po ashtu edhe stafit, për gjendjen time (probleme me rrugët e frymëmarrjes) dhe temperaturën e lartë.
Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lash ashtu. Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë. Ndjesë edhe një herë”, ka shkruar Malaj.
