Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Bora Zemani thyen heshtjen: Dashuria për Vlorën dhe dëshira për ta parë gjithmonë më mirë se dje

Shkruar nga Newsbomb
Bora Zemani thyen heshtjen: Dashuria për Vlorën dhe dëshira
Bora Zemani

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka reaguar pas kritikave të shumta që mori në rrjetet sociale për heshtjen e saj ndaj çështjes së Zvërnecit. Përmes një postimi të gjatë në Instastory, të shoqëruar me një foto buzë detit, ajo ka ndarë mendimin e saj si vlonjate, duke theksuar dashurinë dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e bukurive natyrore të Vlorës.

Në mesazhin e saj, Bora ka vlerësuar pasuritë e zonës, nga Zvërneci e deri te Sazani, duke i cilësuar si thesare që nuk kanë nevojë për shpjegim, por vetëm për t’u parë e ruajtur. Ajo ka theksuar se çdo pamje e Vlorës i kujton fatin e madh që kanë banorët e saj për të trashëguar një bukuri të tillë.

Duke iu përgjigjur kritikave për vonesën në reagim, moderatorja ka sqaruar se zgjedh të flasë me qetësi dhe përgjegjësi, jo me zhurmë:

Ndoshta nuk reagoj gjithmonë me zhurmë. Për çështje që kanë rëndësi, kam preferuar gjithmonë të flas me qetësi dhe përgjegjësi. Prandaj ky reagim vjen pak i vonuar. Por një gjë nuk ndryshon kurrë: dashuria për Vlorën dhe dëshira për ta parë gjithmonë më mirë se dje.”-shprehet ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese