Katy Perry dhe Dua Lipa
Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të performojë në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival” në Kosovë.
Këngëtarja është emri i parë kryesor që është konfirmuar për këtë edicion të festivalit, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të festivalit, ku është publikuar edhe një video me një bisedë telefonike mes Dua Lipës dhe Katy Perryt, përmes së cilës u zbulua pjesëmarrja e saj në festival.
Fansat mezi presin këngëtaren në edicionin e këtij viti, e cila mund të jetë një nga edicionet më të veçanta.
View this post on Instagram
Sondazh
Poll
