Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkodra nesër 12 orë pa ujë! Inxhinieri jep NJOFTIMIN: Po përmbyllet faza përfundimtare e punimeve, furnizohuni me ujë të pijshëm

Shkruar nga Newsbomb
Shkodra nesër 12 orë pa ujë! Inxhinieri jep NJOFTIMIN: Po
Inxhinieri i firmës zbatuese, Ardit Muçaj

Një pjesë e mirë e qytetit të Shkodrës do të mbetet ditën e nesërme, më 5 qershor, pa ujë për disa orë, për shkak të punimeve në rrjetin e ri të furnizimit.

Lajmi është konfirmuar nga inxhinierët të cilët bëjnë me dije se shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a. po përfundon punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë në qytetin verior.

Për rrjedhojë të fazës përfundimtare të punimeve që do të realizohen ditën e nesërme bëhet me dije se do të ketë kufizim të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në orën 24:00.

Inxhinieri i firmës zbatuese, Ardit Muçaj, njofton se nga punimet do të preken disa zona të qytetit. Ndërsa u bën thirrje qytetarëve të marrin masat e nevojshme për furnizimin me ujë gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, Muçaj thekson se qytetarët që nuk janë abonentë të ujësjellësit duhet të paraqiten pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit për të nënshkruar kontratat përkatëse, në mënyrë që të mos kenë problematikën furnizimin me ujë të pijshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese