Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi, ku janë marrë të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi.
Ndërsa prokurori i çështjes kërkoi dëmin e të gjithë të pandehurve me 98.6 vite në total, të cilat me gjykim të shkurtuar shkojnë në 66 vite.
Konkretisht është kërkuar: Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
Edson Jozwik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13.4 vite me gjykim të shkurtuar
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar
Altin Morina: 13.6 vite burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar
Kujtojmë se dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK-ut, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale si vrasje, rrëmbime apo planifikim atentatesh. Në maj të 2024-ës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ranë në pranga 20 persona, 14 prej tyre në Shqipëri dhe 6 të tjerë jashtë vendit, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
Ky megaoperacion aso kohe erdhi pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionet sekrete “Sky” dhe “EncroChat”.
Falë zbërthimit të këtyre bisedave u bë i mundur edhe zbulimi i aleancave dhe planeve sekrete të grupit të Ervis Martnajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish-deputeti socialist, Arben Ndoka rekrutonin vrasës me pagesë të cilët vepronin kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. SPAK bëri me dije se ish-deputeti socialist drejtonte një grup të fuqishëm kriminal në zonën e Lezhës dhe kishte lidhur aleancë me Ervis Martinaj për vrarë të fortin e Nikës, Durim Bamin dhe Fatmir Hysenin, i konsideruar një ndër vrasësit më të rrezikshëm me pagesë nga Vlora dhe i njohur me nofkën "Doqja".
