Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kush ta ka dhënë ty mandatin të përfaqësosh protestën?” Përplasje mes Shehajt dhe Ballës, deputeti socialist: Çfarë dreqin ke o gjobaxhi? Kush ësht pronari ti, “Tik Llapa” apo Arlind “Symadhi”?

Shkruar nga Newsbomb
“Kush ta ka dhënë ty mandatin të përfaqësosh
Ilustrim: Taulant Balla. Agron Shehaj, protesta

Tensione janë regjistruar gatë seancës së sotme plenarë  mes deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kryedeputetit socialist Taulant Balla. Ku pasi Shehaj e përmendi disa herë gjatë inerpelancës së tij u mori fjalën për replikë Balla, i cili e nisi duke u drejtuar një pyetje protestuesve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

“Po pyetja që kam është, Agron Shehaj me çfarë mandati vjen ju përfaqëson ju? Keni firmosur ju protestues një mandat përfaqësimi që ky hajdut të dhënash personale të vijë t’u përfaqësojë ju?” është shprehur Balla.

Teksa më tej drejtoi edhe një tjetër pyetje ironike në lidhje me protestën kur tha se kush ishte “pronari” i asaj proteste, duke përmendur Shehajn, Lapajn dhe Qorin.

Ndërsa pas kësaj Shehaj u ngrit për të replikuar, duke filmuar me celularin e tij Ballën teksa i kërkonte të mos largohej, por iu tërhoq vëmendja nga nënkryetarja e Kuvendit, e cila i tha se nuk mund të bëntë replikë mbi replikë.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës: E kam me ata studentët atje të drejtësisë e kam edhe me protestuesit kam një pyete shumë të dretëpërdrejtë, unë kam protestuar shpesh herë, madje shokë kolegë më janë vrarë. 

Po pyetja që kam është, Agron Shehaj me çfarë mandati vjen ju përfaqëson ju? Keni firmosur ju protestues një mandat përfaqësimi që ky hajdut të dhënash personale të vijë t’u përfaqësojë ju? Ky që ju ka vjedhur firmat, numrin e telefonit, se gjoja ky do të vinte dhe do të fliste do të mblidhte 100 mijë firma për të mbrojtur reformën në drejtësi.

Ky hajduti të dhënat tuaja personale vjen edhe i përdor për interesa partie. Jam shumë i sigurtë se kur ti e ke provuar nuk i ke mbledur dot 30 veta, dil e mblidhe ti një protestë dhe po i mblodhe ti vet 30 veta.

Tani se ta marrim vesh kush është pronari i protestës, del ti edhe thua unë jam pronari i protestës, del Tik llapa, thotë jam unë pronari i protestës, del Arlind Symadhi thotë jam unë pronari i protestës. Protesta është e njerzve, aty ka plot dje e vajza të cilët disa protestojnë për pelikanët kanë shumë të drejtë, ti çfarë dreqin ke

Ti je një hajdut, ti je gjobaxhi që i vihesh bizneseve nga mbrapa dhe u thua nuk ta përmend emrin po mmë jep kaq lek u thua tleevizioneve pësre nuk më nxillni mu aën telvizor, ti ore gjobaxhi. Kaq kam me ty unë! 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese