Foto nga autobusi
Një autobus i linjës Durrës-Spitall është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, teksa ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik në motorin e autobusit.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sondazh
Poll
