Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nis Kuvendi! Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nder të dëshmorit të atdheut, efektivit Enea Mekolli që u vra në krye të detyrës

Shkruar nga Newsbomb
Nis Kuvendi! Deputetët mbajnë një minutë heshtje në
Seanca e sotme plenare

Nis Kuvendi! Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nder të dëshmorit të atdheut, Enea Mekollit që u vra në krye të detyrës

Seanca e sotme plenare kanë nisur me një minutë heshtje për rënien në krye të detyrës të efektivit të policisë, Enea Mekolli i cili u vra gjatë operacionit policor në Maliq.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së,  Taulant Balla kërkoi që të mbahet një minutë heshtje për humbjen e efektivit. Më tej Balla, ashtu si kryeministri,  kërkoi po ashtu dënim maksimal për autorin e ngjarjes së rëndë.

Një kërkesë me të cilën u dakordësuan dhe pjesa tjetër e opozitës, të cilët menjëherë u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje për efektivin që u vra mëngjesin e sotëm gjatë operacionit policor të zhvilluar në Llozhan të Maliqit.

Fjala e Taulant Ballës: Ka rënë në krye të detyrës efektivi i policisë së shteti. Deputetë, të dashur qytetarë uniforma që mban policia e shteti duhet të bëjnë që policët të nderohen. Policia e shteti ka derdhur gjak në emër të misionit. Kush ngre dorë kundër punonjësve të policisë. Urojmë për shërim sa më të shpejtë për efektivin e plagosur. Drejtësia do të funksionjë me forcën e vetë për aktin e autorit. Në emër të griupit parlamentar të PS kërkojmë mbajtjen e një minuti heshtje për rënien e policit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese