Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Korçës e dënoi me 10 vite burg në mungesë, ish-ushtaraku fshihej te stani në Llozhan, Policia e kërkonte prej kohësh për kultivim kanabisi (DOSJA e Braçellarit)

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Korçës e dënoi me 10 vite burg në mungesë,
Foto ilustruese: Efektivi Enea Mekolli dhe autori Violand Braçellari

Autori i cili i mori jetën efektivit në Maliq është Violand Braçellari, 43 vjeç, i cili rezultonte në kërkim prej vitit 2017 për llogari të Policisë së Vlorës.

Braçellari është një emër mjaft i njohur për Policinë vendase, pasi në një vendim të Gjykatës së Lartë, të datës 25 janar 2024, konkludon se ai ishte i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas vendimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 657, datë 19 dhjetor 2017, e kishte shpallur fajtor Violand Braçellarin, për të cilin kishte caktuar dënimin me 10 vite burg.

Vendimi ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Korçë më 17 korrik 2018.

Po ashtu, në dosjen gjyqësore ndaj ish-ushtarakut përmendet një procedim penal i vitit 2015, ku Braçellari akuzohej për përfshirje në prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

Sipas vendimit, gjatë kontrolleve të ushtruara asokohe në banesën ku ai strehohej në fshatin Lozhan i Sipërm, ishin gjetur mbetje bimore të dyshuara si cannabis sativa.

Më tej mësohet se gjykata e shkallës së parë kishte theksuar se Braçellari rezultonte i dënuar edhe më herët, në vitin 2013, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Pas ankimit dhe rekursit të paraqitur nga Braçellari, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi më 25 janar 2024 mospranimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë.

Për rrjedhojë prej kohësh Violand Braçellari ishte në kërkim nga Policia e vendit.

Së fundmi ai u pikas nga efektivët e Korçës, të cilët në bashkëpunim me Shqiponjat mbërritën para banesës së ish-ushtarakut, i cili nuk ngurroi dhe iu përgjigj efektivëve me armë zjarri, çka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Enea Mekollit dhe plagosjen e Edison Adri.

Ky i fundit, për shkak të plagëve të marra u nis menjëherë me helikopter në drejtim të Tiranës për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor. Ndërsa bëhet me dije se para pak minutash ai ka mbërritur para Spitalit të Traumës.

Ndërkohë, bëhet me dije se dhe autori i ngjarjes së rëndë ka mbërritur në spitalin e Korçës i mbuluar nga gjaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese