Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE nga tragjedia në Shëngjin! 2 të rinjtë nga Kosova pjesë e stafit “UNUM”, po përgatiteshin për nisjen e festivalit, kompania nën lupën e drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga tragjedia në Shëngjin! 2 të rinjtë nga Kosova
Jetmir Binaku e Leonit Aliu

Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, dy shtetasit nga Kosova të cilët u mbytën dje në Shëngjin te “Rana e Hedhun” mësohet se ishin pjesë e stafit të organizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike “Unum”, i cili starton këtë të enjte në Shëngjin.  

Pasditen e djeshme ata hynë në det duke anashkaluar dallgëzimin e fuqishëm të shkaktuar nga era e fortë, cka coi në mbytjen e tyre.

Rreth orës 16:30, njerëz që kanë qenë të pranishëm në zonë kanë ndërhyrë menjeherë për të shpëtuar të rinjtë, por pavarësisht ndihmës së tyre, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku ndërruan jetë.

Burime nga policia bëjnë me dije se hetimet në lidhje me zbardhje e plotë të ngjarjes janë në vij.

Ndërsa bëhet me dije se po hetohen dhe masat e sigurisë të zbatuara nga organizatorët dhe menaxherët përgjegjës për stafin e punës, si dhe nëse janë respektuar procedurat për sigurinë e punonjësve dhe janë dhënë udhëzimet e nevojshme lidhur me kushtet e rrezikshme të detit.

Po ashtu mësohet se në zonën e plazhit e cila ishte marrë me qira për zhvillimin e festivalit mungonin kullat e vrojtimit dhe masat e tjera të sigurisë të përcaktuara me ligj.

Ndërkohë, trupat e pajetë të dy të rinjve Leonit Aliu 22 vjeç dhe Jetmir Binaku 23 vjeç janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tyre dhe më pas do të tërhiqen nga familjarët për kryerjen e ceremonive mortore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese