Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka përjetuar së fundmi brenda fermës një nga momentet më emocionuese të jetës së saj, e cila është surprizuar nga ish-partneri, Flori Mumajesi.
Flori i dërgoi asaj 300 dronë, të cilët ndriçuan qiellin me foton e saj dhe dedikime speciale për të. Soni është shfaqur e emocionuar nga ky gjest i bukur.
Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Soni foli hapur për ndjesitë që i dhuroi kjo surprizë.
“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jet privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.
Soni tregoi edhe për përjetimin që pati kur pa spektaklin e dronëve që ndriçoi qiellin me portretin e saj.
“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë,” theksoi ajo.

