Një lajm i mirë është mësuar mesditën e kësaj të hëne pasi këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi është nderuar me çmim si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, duke bërë që ai të kujtohet përgjithmonë.
Bëhet fjalë për kompaninë Medium Music Publishing e cila përmes postimeve të ndara në rrjet shkruan se Shpati, pavarësisht se u nda nga jeta në mënyrë tragjike, krijmtaria muzikore që ka lënë pas është aq me vlerë sa është cilësuar si “e pavdekshme”, raporton newsbomb.al
“Ne nderojmë Shpat Kasapin! Shpat Kasapi qëndronte ndër zërat më të njohur të muzikës popullore moderne shqiptare. Përmes zërit të tij të veçantë, instinktit melodik dhe pranisë së natyrshme skenike, këngët e tij u bënë pjesë e kujtesës emocionale të një brezi” shkruhet në postimin e bërë nga kompania.
Për këtë moment të veçantë ka reaguar dhe partnerja e artistit Selvija e cila ka falenderuar publikisht për ruajtjen e trashëgimisë artisitike të Shpatit.
“Një falenderim i veçantë për Edison Avdimetaj për përkushtimin dhe kujdesin e tij të jashtëzakonshëm. Mirënjohëse pa fund” shkruan Selvija në reagimin e saj.
Medium Music Publishing është kompani e dedikuar për botimin dhe administrimin e të drejtave të muzikës me seli në Zvicër.
Duke vepruar si një degë e Medium Music Group, kompania përqendrohet në mbrojtjen e të drejtave të autorit, regjistrimin e veprave muzikore në nivel global dhe sigurimin që kompozitorët, kompozitorët dhe producentët të marrin të drejtat e tyre të ligjshme.
