Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Momente lumturie për ish-banoren e BBV, Juliana në pritje të ëmbël të binjakëve

Shkruar nga Newsbomb
Momente lumturie për ish-banoren e BBV, Juliana në pritje të
Juliana Nura

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj.

Sipas raportimeve të Indeksonline, Juliana është në pritje të ëmbël pas një procesi IVF dhe së fundmi ka organizuar një ceremoni private për zbulimin e gjinisë së foshnjave.

Burime pranë saj bëjnë të ditur se eventi është mbajtur larg vëmendjes së mediave, në një atmosferë intime, vetëm në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.

Po të njëjtat burime tregojnë se Juliana po përjeton një moment gëzimi, pasi do të bëhet nënë e binjakëve, një vajze dhe një djali.

Ceremonia ka qenë e thjeshtë, por e mbushur me emocione dhe gëzim, por megjithatë vetë Juliana nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto raportime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese