Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Frika më e madhe e Ramës, policët dhe gardistët", Altin Goxhaj paralajmëron: Një karvan i madh është nisur, emigrantët shqiptaro-amerikanë janë këtu të shtunën

Shkruar nga Newsbomb
"Frika më e madhe e Ramës, policët dhe gardistët",
Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj, i cili ka folur në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus për protestën duke theksuar se frika më e madhe e kryeministrit Rama lidhet me reagimin e policëve dhe gardistëve, duke e krahasuar situatën me atë të Serbisë, ku sipas tij presidenti Vuçiç kishte garanci të plotë tek strukturat e sigurisë.

Goxhaj shtoi se shumë familjarë të policëve kanë dalë në protestë, dhe vuri në dukje rolin e diasporës shqiptaro-amerikane, të cilën e cilëson si faktor që Rama e ka më shumë frikë.

Sipas tij, ardhja e diasporës nga Europa dhe SHBA, e cila po organizohet për të marrë pjesë në protestat në Shqipëri, e vë qeverinë në një pozitë të vështirë, pasi shtetasit shqiptarë me pasaporta të huaja gëzojnë mbrojtje të veçantë ndërkombëtare. Goxhaj nënvizoi se kjo prani e fuqishme e diasporës e bën të pamundur përdorimin e metodave të zakonshme të shtetit, si gazi apo ndërhyrja e policisë, sidomos ndaj shtetasve shqiptaro-amerikanë.

"Frika më e madhe e Ramës është buzëqeshja e policëve dhe gardistëve. Rama ka një problem, të cilin Vuçiçi e kishte zgjidhur. Vuçiçi kishte realisht garanci tek policët dhe gardistët e vet. Familjarët e policëve dhe gardistëve ndodhen në turp. 

Nuk gjendet dot një polic që të mos ketë një të afërm në turp. E dyta, kur u bënë protesta në Serbi, studentët serbë patën mbështetje edhe nga diaspora. Por ne kemi një diasporë shumë të veçantë, sepse plagët tona janë ende të freskëta. Ne kemi një diasporë shqiptaro-amerikane, nga e cila Rama ka më shumë frikë se nga të gjithë. Pse? Sepse nëse këta duhet të jenë përballë policëve, policët janë të mbrojtur dhe të justifikuar. Me këta do të merremi ne, shtetas amerikanë? Sjellja botërore e ambasadave dhe konsullatave amerikane ka ndryshuar. Me ardhjen e Donald Trump, shtetasi amerikan është më i mbrojtur se kurrë. Nuk ka qenë kështu më parë. 

Problemi është se tashmë po vjen një diasporë shqiptaro-amerikane, dhe polici e gardisti do t’i thotë Ramës: “Jo, unë me ata nuk merrem.” Një karvan është nisur nga Europa me qindra makina, po bashkohen nga të gjitha shtetet dhe do të presin kufijtë. Të shtunën do të jenë në Shqipëri. Po vijnë edhe nga Amerika shumë të tjerë, duke blerë bileta, çmimet e të cilave janë rritur për shkak të kërkesës së madhe. Rama nuk e ndalon dot këtë diasporë, sepse nuk është e lehtë të ndalosh trafikun ndërkombëtar ajror. 

Kjo është gjëja më e bukur dhe më e nevojshme në këtë moment: të kemi shtetas shqiptarë me pasaporta të huaja, sepse duam që fëmijët tanë të jenë këtu, jo të largohen, në mënyrë që të largohet Rama. Ai nuk mund të përdorë më gazin, nuk mund të sjellë policinë si më parë. E ka shumë të vështirë ta bëjë këtë me shtetasit e huaj, sidomos me ata shqiptaro-amerikanë.", tha Goxhaj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese