Hapësire reklamuese

Aktualitet

Anëtarët e Komisioneve të Vettingut duan të bëhen gjyqtarë: KLGJ shtyn emërimin e Sokol Çomos, Ina Ramës, Natasha Mulaj dhe të tjerëve

Shkruar nga Newsbomb
Anëtarët e Komisioneve të Vettingut duan të bëhen
Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mbledhjen plenare të kësaj të marte, datë 16 Qershor, të shtyjë kërkesat për emërimin e disa nga anëtarëve të komisioneve të vettingut, në postin e gjyqtarit të Apelit, pas shprehjes së interesit nga ana e tyre.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:

 - “Për emërimin dhe caktimin gjyqtar në nivel apeli të z. Sokol Çomo”;

 - “Për emërimin dhe caktimin gjyqtar në nivel apeli të znj. Ina Rama”;

-  “Për emërimin dhe caktimin gjyqtar në nivel apeli të znj. Albana Shtylla”;

 - “Për emërimin dhe caktimin gjyqtar në nivel apeli të znj. Natasha Mulaj”;

 - “Për emërimin dhe caktimin gjyqtar në nivel apeli të znj. Mimoza Tasi”.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit z. Julian Haxhiu, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, buxheti i gjykatave, në shpenzime korrente dhe shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2026. 

Më tej, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Ermira Dedja të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidates znj. Ermira Dedja nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Engert Pëllumbi të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidati z. Engert Pëllumbi nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur  me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati  z. Dhimitër Lara të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidati  z.  Dhimitër Lara nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur  me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

 “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati  z. Erjon Çela të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur  me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidati z. Erjon Çela nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati  z. Ramiz Lala të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”/ “Për përjashtimin e kandidati  z. Ramiz Lala nga procedura  e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”.

Këshilli vendosi për miratimin e udhëzimit “Për referimin e ndërmjetësimit nga gjykata”. Gjithashtu, Këshilli vendosi për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Maela Alicanaj në pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë e Këshilltarëve të Komisioneve të Përhershme në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 09.04.2026 dhe 14.04.2026.

Në përfundim, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Mbi njohjen z. Klodian Kurushi, të drejtën e përfitimit të pagës si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese