Hapësire reklamuese

Aktualitet

280 miliardë lekë në dy operacione brenda 4 ditëve, kryeprokurori Klodjan Braho: Pasuritë e krimit, SPAK do t'ia kthejë popullit

Shkruar nga Newsbomb
280 miliardë lekë në dy operacione brenda 4 ditëve,
Foto ilustruese: Kreu i SPAK, Klodjan Braho

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka reaguar për dy operacionet e fundit të institucionit që drejton, duke garantuar se SPAK nuk do të ndalet në goditjen e paligjshmërisë dhe të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas tij, pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.

"Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike. Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme", ka theksuar ai.

Kryeprokurori Klodjan Braho ka garantuar se veprimet e SPAK synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale.

"Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, është shprehur ai.

Në operacionin e sotëm të SPAK, u godit një grup trafikantësh shqiptarë me linja ndërkombëtare të narkotrafikut, të cilët përdornin biznesmenë dhe të afërm të tyre në Shqipëri për të pastruar paratë e drogës në ndërtim.

Bëhet fjalë për grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës dhe vlera totale e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 milionë euro. Ndërkohë, katër ditë më parë u godit një grup tjetër me në krye vëllezërit Koçeku dhe u sekuestruan disa pasuri, me vlerë më shumë se 130 milionë euro.

Deklarata e kryeprokurori Klodjan Braho, shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme:

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme. 

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese