Një ngjarje e rëndë ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit gjatë mesnatës pasi ka ndodhur një shpërthim me tritol.
Sipas mediave vendase mësohet se bomba ishte vendosur në shtëpinë e avokatit Betim Kadolli.
Paraprakisht bëhet me dije se disa persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.
Fatmirësisht nga ngjarja raportohet të ketë pasur vetëm dëme materiale.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu i cili ka thënë se deri më tani motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
“Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.
