Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar këtë të dielë periudha e tij si drejtues i shtetit serb, po i vjen fundi.
Vuçiç ka pranuar publikishte se po planifikon të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit brenda tre deri në katër muajve të ardhshëm.
Detajet mbi largimin e tij, Vuçiç pritet që t’i japë me 27 qershor, kur partia e tij, Serbian Progressive Party, do të organizojë një tubim në Beograd më 27 qershor, ku do të prezantohet një pjesë e programit elektoral për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në këtë vend.
Kjo deklaratë vjen pas muajsh protestash të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja e tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Lëvizja studentore zyrtarisht bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj të vitit të kaluar dhe njoftoi planet për të marrë pjesë me listën e vet zgjedhore.
Më herët këtë muaj, Vuçiç tha se zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin “menjëherë pas verës”. Pas njoftimit të tij se synon të japë dorëheqjen si president, pritet gjerësisht që ai të kryesojë listën zgjedhore të SNS-së si kandidat për kryeministër.
Gjatë intervistës, Vuçiç akuzoi kundërshtarët e tij politikë se u mungon një program politik dhe se përqendrohen vetëm në përpjekjet për ta “dehumanizuar” atë dhe për ta portretizuar si “çnjerëzor”.
