Pasi deputetja socialiste Marjana Koçeku njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste, protestuesit e kanë ftuar që t’u bashkohet protestës së tyre.
Njëri prej protestuesve e ftoi Koçekun që të bashkohet me protestën dhe së bashku të thërrasin: “Rama, jepe dorëheqjen”.
“Ne e vlerësojmë vendimin e deputetes Marjana Koçeku, por mendojmë se kjo është vetëm gjysma e punës. Thirrja jonë është që t’u bashkohet qytetarëve në shesh dhe të thërrasë bashkë me ne: ‘Rama, jeep dorëheqjen’”, tha protestuesi.
Video credits: VNA.al
Më herët, deputetja Marjana Koçeku, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste, duke deklaruar se nga sot do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
Koçeku shkruan se vendimi i saj lidhet me bindjet dhe parimet që ka mbrojtur ndër vite, duke shtuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të pandryshuara.

