Protestat kundër qeverisë në Tiranë kanë vazhduar edhe sot, duke hyrë në ditën e 15-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, shumë pjesëmarrës morën fjalën në foltore dhe përsëritën kërkesat e tyre, të cilat i kanë shprehur edhe në ditët e tjera të protestës. Pas mbylljes së tubimit përpara Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në disa rrugë të kryeqytetit, duke e mbajtur gjallë atmosferën e protestës.
Sondazh
Poll

