Protesta kundër projektit të Zvërnecit duket se i ka kaluar kufijtë e vendit tonë. Pas 15 ditësh protestash radhazi, edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë janë ngritur në tubime në vendet ku jetojnë.
Shqiptarët që jetojnë në Gjermani janë ngritur sërish në protestë këtë të diel, duke u mbledhur në qytetin e Mynihut.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Newsbomb.al, me pankarta në duar dhe flamurin kombëtar, shqiptarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë.
Po ashtu, vërehet se të pranishmit kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre në tubim, ku nuk kanë munguar as thirrjet drejtuar kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen.
Kujtojmë se shqiptarët janë ngritur në protesta në disa vende, si Britania e Madhe, Italia, SHBA-ja etj., në mbështetje të qytetarëve që protestojnë prej më shumë se dy javësh në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
