Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbyll sytë përgjthmonë ish-kryetari i Vaut të Dejës Zef Mardoda, vajza e tij përlot me reagimin: Po të presin lulet e parrizit baba jem

Shkruar nga Newsbomb
Mbyll sytë përgjthmonë ish-kryetari i Vaut të Dejës Zef
Zef Mardoda

Një lajm i kobshëm është mësuar mesditën e kësaj të diele pasi është ndarë nga jeta Zef Mardoda, ish-funksionar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga dega e Partisë Demokratike në Vau Dejës, të cilët përmes një postimi të ndarë në faqen e tyre zyrtare të Facebook-ut bënë publike ndarjen nga jeta Mardodës.

Mbyll sytë përgjthmonë ish-kryetari i Vaut të Dejës Zef
 

Mardoda do të mbahet mend për kontributin e çmuar që ai dha ndër vite në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të zonës, duke punuar me përkushtim, energji dhe vizion për të ardhmen.

Përmes punës dhe angazhimit të tij, ai la gjurmë në jetën publike të Vau Dejësit dhe në kujtesën e bashkëpunëtorëve e qytetarëve që e njohën nga afër.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe vajza e tij Daniela e cila përbri fotos së Zef Mardodës shkruan: Po të presin lulet e parrizit baba jem.

Reagimi i vajzës së Zef Mardodës: 

Mbyll sytë përgjthmonë ish-kryetari i Vaut të Dejës Zef
 

Sakaq mësohet se lamtumira e fundit do t’i jepet ditën  e nesërme në orën 10 të mëngjesit.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të Zef Mardodës për humbjen e të dashurit të tyre.

Mbyll sytë përgjthmonë ish-kryetari i Vaut të Dejës Zef
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese