Është ekstraduar nga Spanja Eralbi Breçani, i shpallur në këkrim nga SPAK për trafik droge.
Ai u shpall në këkrim në nëntor të vitit 2023 si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë, ai është djali i ish zv. drejtorit të Policisë së Tiranës, dhe kujtojmë se u vetëdorëzua në Spanjë më 2 prill të këtij viti.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK ai është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Ergys Dashut dhe Ervin Matës dhe dyshohet si financues dhe porositës i sasive të mëdha të kokainës nga përtej oqeanit.
Sipas përgjimeve të SkyEÇ, atij i atribuohet sasia prej 446 kilogrammë kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021-shit, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin. Të gjithë, në bashkëpunim me Ergys Dashin për gjetjen e lëndës narkotike, i ekzekutuar në Ekuador në vitin 2022.
I gjithë aktiviteti kriminal i trafikimit të kokainës që vinte nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian nga Eralbi Breçani, dyshohej se pastrohej brenda vendit nga babai i tij, ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Përveç trafikut të narkotikëve, grupi ku bënin pjesë babë e bir, shfrytëzonin pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal.
