Edhe këtë pasdite të shtune qytetarët janë mbledhur për të protestuar për “Zvërnecin” fillimisht në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej marshimin drejt kryeministrisë.
Është raportuar se protesta e ditës së sotme pritet të jetë më masive pasi është bërë thirrje qytetarëve në gjithë vendin për t’u bashkuar, dhe po ashtu dyshohet se do të ketë edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Përveç simboleve kombëtare vihet re edhe një prani e simboleve të shteteve në të cilat shtetasit shqiptarë jetojnë , ku dominojnë flamujt britanikë, pasi ka një numër të lartë shqiptarësh që janë bashkuar nga disapora.
Edhe në këtë ditë të 14-të, thirrja e protestuesve është e njëjtë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha.
Ndërsa ditën e sotme në shenjë sensibilizimi para kryeministrisë janë vendosur atlete nga qytetarët që po merren me organizimin, ato simbolizojnë largimin e emigrantëve nga vendi.
Video credits © Eruronews
