Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrjolli paralajmëron të shndërrohet si Zvërneci, banorët mësyjnë në tokën ku do të ndërtohet resorti dhe shkulin gardhin me hekur

Shkruar nga Newsbomb
Rrjolli paralajmëron të shndërrohet si Zvërneci,
Banoret e Rrjollit shkulin gardhin me hekur

Banorët që pretendojnë pronësinë e tokave në zonën e Rrjollit kanë mësyrë me shpejtësi paraditen e kësaj të shtune në vendin ku po punohet për ngritjen e një resorti dhe kanë shkatërruar rrethimin me hekur.

Ngjarja vjen rreth dy javë pas asaj të Zvërnecit, duke paralajmëruar një situatë të ngjashme, për shkak se investitori ka rrethuar me mur betoni dhe hekura zonën ku do të ndërtojë resortin, ndërsa banorët pretendojnë pronësinë e tokave.

Sipas deklaratave, tokat janë tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara nga "një ish-zyrtar" që banorët nuk ja përmendin emrin, por thonë se përmes kësaj procedure pronësia është tjetërsuar dhe më pas i është shitur investitorit privat.

Banorët e Rrjollit janë ngritur në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre prej më shumë se katër muajsh, por tashmë për shkak të reagimit të madh që shkaktoi ngjarja në Zvërnec dhe protesta e përnatshme në Tiranë, ata kanë marrë mbështetje më të gjerë.

Projekti “Blue Borgo”, që tashmë ka filluar punimet, konsiston në një resort turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.

Ky resort është planifikuar të ndërtohet brenda një harku kohor prej 60 muajsh nga kompania Gener2, me statusin e investitorit strategjik në zonën Baks-Rrjoll, e cila dikur ishte pjesa zonave peizazheve të mbrojtura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese