Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Amerikë, kam tokën e babës, ua fal me gjithë zemër! Altin Marku pro investimit në Zvërnec: Jam mirënjohës për çfarë keni bërë për Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
“Amerikë, kam tokën e babës, ua fal me gjithë
Altin Marku, Zvernci

Dy javët e fundit, i ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” ka kaluar kufijtë e Shqipërisë me protesta kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec. Dhe ky investim i madh i ka ndarë njerëzit në dy “kampe” ata që janë kundër, dhe të tjerë që janë pro investimit.

Në një video-mesazh në rrjete sociale ka shprehur mendimin e tij, personazhi i njohur në Instagram dhe Tik Tok  Altin Marku, si edhe moderator i “Fol Shqip”, në program i fokusuar te shqiptarët e diasporës, kryesisht ata që jetojnë në Zvicër.

Marku është shprehur se është pro çfarëdolloj investimi Amerikan në vendin tonë sepse sipas tij “i detyrohemi” për shkak të ndihmës që ata i kanë popullit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës.

Ai madje është vetëofruar t’u japë tokën e tij në Tiranë për të bërë investim.

“Amerikë, zoti Kushner, Trump, Bush dhe të gjithë me rradhë e kam pak tokë në Tiranë, ma ka lënë baba, e kam me dokumenta të rregullta, për besë të zotit nuk po ua shes, po ua fal me gjithë zemër, sepse unë personalisht jamë mirënjohës për tanë që keni bërë për kombin shqiptar, për shtetin e Kosovës, për vëllezërit edhe motrat nga Kosova.

Sepse jo aq sa janë dhunuar dhe janë vrarë por edhe 10 fishi do të ishin vrarë dhe dhunuar po të mos kishit qenë ju, kështu që mirënjohje për jetë. Sa për shtetet që na rrethojnë apo shtetet europiane, ne nuk do ekzistonim fare nuk do ishim sot kështu që mirënjohje dhe respekt jam pro çdo investimi amerikan në trojet tona, pasi kjo është thjeshtë një siguri për kombin tonë, thjeshtë një siguri e ekzistencës tonë. Edhe njëherë pro, respekte gjithëmonë dhe mirënjohje gjithmonë”, është shprehur ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese