Mbrëmjen e sotme, protestuesit kanë zgjeruar itinerarin e marshimit duke kaluar përmes rrugës “Dritan Hoxha” në Laprakë, ku u bllokuan disa nga akset kryesore të qarkullimit. Turma e qytetarëve, e shtuar ndjeshëm në numër, ka ecur nga rruga e Durrësit, Lapraka dhe ish-sheshi “Shqiponja”, duke krijuar një hartë më të gjerë të protestës.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet e pandryshuar: largimi i qeverisë Rama. Ata kanë bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarë të tjerë t’i bashkohen marshimit, duke e kthyer protestën në një lëvizje më të gjerë qytetare.
Sondazh
Poll
