Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli bën akuzën e fortë dhe i bën apel shtetit shqiptar: E kanë marrë "grupe të errëta" që ndihmohen nga...

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli bën
Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në lidhje me përplasjet për Aeroportin e Vlorës, ku kompania e tij, MACBO, prej disa javësh nuk lejohet të futet në kantierin e ndërtimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli hedh akuza të forta për grupe kriminale që, sipas tij, me ndihmën e policisë kanë marrë kontrollin e aeroportit, ndërsa punonjësve të kompanisë së tij nuk u lejohet hyrja.

Persona të paautorizuar hyjnë e dalin nga terminali, marrin materiale, dëmtojnë inventarin, vandalizojnë ambientet dhe, sipas informacioneve që marrim, madje tentojnë të disponojnë pasuri që nuk u përkasin, deri edhe te shitja e aseteve, pa praninë tonë”, thekson ai në postim.

Sipas biznesmenit, ajo që po ndodh me Aeroportin e Vlorës përbën një sulm ndaj sigurisë juridike, ndaj investimeve dhe ndaj besimit që çdo investitor duhet të ketë te shteti dhe institucionet e tij.

Po ashtu, Pacolli ka një thirrje edhe për organet kompetente, të cilave u kërkon të veprojnë sa nuk është vonë, pasi bëhet fjalë për respektimin e ligjit, zbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe mbrojtjen e një investimi strategjik për Shqipërinë.

Postimi i Pacollit:

AEROPORTI I VLORES,

Terminal dhe ndërtesat perrreth të kryara, ishim në fazen e pastrimit dhe dekorimit me gjelbrim kur më 18 maj na u mbyllën përfundimisht dyert – neve dhe nënkontraktorëve tanë. Nuk mundëm të hynim më.

Grupe jashtëligjore, me ndihmën e Policisë së Shtetit, na ndaluan hyrjen në një aeroport që e kishim ndërtuar me përkushtim, profesionalizëm, me mbi 310 miljan te angazhuar dhe dashuri për vendin.

Ne donim vetëm ta përfundonim dhe ta vinim në operim aeroportin. Gjithçka ishte pothuajse gati: terminali, infrastruktura, sistemet teknike, strukturat profesionale dhe menaxhimi ndërkombëtar nga Dublini.

Fituam edhe në Gjykatën e Lartë, e cila na dha të drejtë në të gjitha aspektet kryesore të çështjes. Megjithatë, edhe sot na thuhet se “pa vullnetin e qeverisë do të mbetemi jashtë”!

Jashtë aeroportit që kemi ndërtuar me mund përkushtim e dashuri!

Po…. Si po shkojn gjërat, e  vertë, deri tani,

Ndërkohë, jemi zëvendësuar nga grupe të mbështetura nga interesat e GRUPE TE ERRËTA TE NDIHMUAR NGA DIKUSH!

Persona të paautorizuar hyjnë e dalin nga terminali, marrin materiale, dëmtojnë inventarin, vandalizojnë ambientet dhe, sipas informacioneve që marrim, madje tentojnë të disponojnë  pasuri që nuk u përkasin e deri të shitja e e aseteve, pa prezencen tone!

Nga momenti kur po i shof deshmitë se persona të paautorizuar, prej më shumë se pesë muajsh, hyjnë dhe dalin nga terminali ( për ta shitur apo përvetësuar ilegalishtë atë), pa praninë dhe autorizimin e pronarit, më dhemb shpirti!

Ai terminal është ndërtuar me profesionalizëm, me mund, me përgjegjësi dhe me një kosto të jashtëzakonshme financiare. Ai terminal ka edhe nje Zot! Çdo hapësirë e tij mban gjurmën e punës së shumë qindra njerëzve dhe të një investimi të bërë me besim tek e ardhmja e Shqipërisë.

Tani këta njerëz jane të privuar madje të hynje dhe t’ju dalin zot mjeteve dhe instrumenteve të punës që jane të bllokuara me muaj!

“E kemi ndërtuar për të mirën e shqiptarëve, me shumë mund, sakrifica dhe para, jo për dikë tjetër.”

Ajo që po ndodh sot nuk është vetëm një padrejtësi ndaj neve apo ndaj kompanisë që përfaqësojmë.

Është një goditje ndaj sigurisë juridike, ndaj investimeve dhe ndaj besimit që çdo investitor duhet të ketë tek shteti dhe institucionet e tij.

Prokuroria e Tiranës hesht që nga shtatori, pa asnjë zhvillim në lidhje me kallëzimet dhe provat e paraqitura.

Gjatë një interviste në Prokurorinë Penale më është thënë një fjali qe më shqetëson për drejtësinë ne Shqipëri e këte do ta mbaj për vete deri në ditën kur të botoj librin tim të ardhshëm.

Sot apeloj, në emër të interesit publik, në emër të drejtësisë shqiptare dhe në emër të shtetit ligjor, që organet kompetente të veprojnë sa nuk është vonë. Kjo nuk është më një çështje private apo një konflikt biznesi. Kjo është një çështje e respektimit të ligjit, e zbatimit të vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe e mbrojtjes së një investimi strategjik për Shqipërinë.

Apeloj që të hetohen me seriozitet të gjitha veprimet e grupeve që kanë krijuar këtë situatë. Jo për hakmarrje, jo për konflikt, por për të vërtetën, për ligjin dhe për interesin publik. Aeroporti i Vlorës është ndërtuar me dashuri, me krenari dhe me bindjen se do t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimit të vendit, e jo për qefet e interesat  e askujt!

Kërkoj vetëm drejtësi, transparencë dhe mbrojtje nga grupet dhe bandat që, gradualisht, jo vetëm po tentojnë të përvetësojnë pronën tonë, por po cenojnë edhe të drejtën tonë themelore për SIGURI , dinjitet dhe mbrojtje ligjore.

Shpresoj që institucionet e shtetit të reagojnë, jo për mua (edhe pse me kërcnojnë) por për Shqipërinë, për rendin juridik dhe për besimin që qytetarët dhe investitorët duhet të kenë tek shteti e drejtësia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese