Kryeministri pakistanez Shehbaz Shari ka njoftuar një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas 3 muajsh e gjysmë konflikti.
Sipas tij, të dyja palët arritën një marrëveshje që parashikon një ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, ndërsa ceremonia zyrtare e nënshkrimit është planifikuar për të premten, më 19 qershor në Zvicër.
Megjithatë, deri më tani, as Shtetet e Bashkuara dhe as Irani nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e një marrëveshjeje.
Kryeministri pakistanez njoftoi përmes postimit të tij në rrjetet sociale se "është arritur marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit".
Siç tha ai, "të dyja palët kanë deklaruar një ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin".
Sebaz Sharif shtoi se ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet të premten, më 19 qershor në Zvicër, ndërsa falënderoi Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë për kontributin e tyre në përpjekjet e ndërmjetësimit.
Sipas tij, një sërë kontaktesh do të zhvillohen në ditët në vijim nën kujdesin e ndërmjetësve, me qëllim përgatitjen e bisedimeve teknike dhe ceremonisë zyrtare të nënshkrimit.
Pak më vonë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump thuhet se e konfirmoi zhvillimin nëpërmjet një postimi në platformën Truth Social.
Sipas përmbajtjes së postimit, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet për transportin ndërkombëtar detar, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të heqin bllokadën detare të porteve iraniane.
“Anije të botës, ndizni motorët tuaj”, shkroi ai, duke shtuar: “Lëreni naftën të rrjedhë”.
Më parë, në një intervistë me Ëall Street Journal, presidenti i SHBA-së kishte deklaruar se planifikonte të lëshonte së shpejti një deklaratë që konfirmonte marrëveshjen.
