Presidenti amerikan Donald Trump feston sot 80-vjetorin e lindjes.
Por mesa duket ai nuk është dhe aq i lumtur për këtë ditë të veçantë për të cilën është shprehur se 80 është një numër që nuk i pëlqen.
3 ditë para ditëlindjes së tij të 80-të, presidenti amerikan u shpreh: Nuk keni pse të më uroni ditëlindjen sepse nuk jam i lumtur për atë ditëlindje që po festoj. Ky është një numër për të cilin nuk kam menduar kurrë shumë. Nuk është një numër që më pëlqen, por megjithatë jam këtu.
UFC 250, i cili është pjesë e festimeve rreth 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara, përkon gjithashtu me Ditën e Flamurit dhe me 80-vjetorin e lindjes së Trump.
“Pra, do të bëjmë një luftë dhe do të jetë më 14 qershor” u shpreh Donald Trump në takimin e zhvilluar me Dr. Mehemet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, në Zyrën Ovale më 11 qershor, që rastësisht ishte ditëlindja e 66-të.
“ Ti je i ftuar. Dhe dua të të uroj një ditëlindje të lumtur. Je një djalë i ri. Ke shumë, shumë vite përpara. Po bën një punë fantastike. Dhe nuk ke pse të më urosh një ditëlindje të lumtur” iu kthye Trump Oz-it më 11 qershor.
I pakëqaqur që vitet po kalojnë, faqja e “X” të Donald Trump, në datën e lindjes së tij, është mbushur me urime për Shtetet e Bashkuar. Ndërkohë në mesin e postimeve, zbulohet një foto e Trump para disa vitesh, kur ai ka shpëtuar pistën e patinazhit Wollman në Central Park.
“Vite më parë pasi shpëtova pistën e patinazhit Wollman në Central Park – Shumë kohë para se të rregulloja The Reflecting Pool dhe gjithçka tjetër në Uashington, DC, përfshirë, më e rëndësishmja” shkruhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të Donald Trump.
