Autoriteti portual grek ka lëshuar një alarm pas një njoftimi se në bordin e saj është vendosur lëndë plasëse. Anija Blue Star 2 është një anije pasagjerësh e cila në bordin e saj ka rreth 952 pasagjerë dhe 98 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas njoftimit nga rojet bregdetare anija, e cila po operonte një itinerar të planifikuar nga Pireu në Syros, Patmos, Leros, Kalymnos, Kos dhe Rodos, ka devijuar nga kursi i saj dhe po shkon drejt portit të Lavrios, me qëllim kryerjen e kontrolleve të hollësishme nga piroteknikët LS-EL.AKT. dhe një qen i trajnuar posaçërisht për zbulimin e eksplozivëve.
Ekipet e Zjarrfikësve dhe Shërbimit Mjekësor të Urgjencës po lëvizin drejt portit të Lavrio-s , ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të hetuar ankesën.
Deri më tani, nuk janë publikuar informacione të detajuara rreth origjinës së kërcënimit, ndërsa autoritetet kompetente po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.
