Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjeisn e kësaj të hënë ne Spaç të Mirditës, prej ku mbeti i vrarë 45-vjeçari Valter Lleshi, brenda automjetit të tij tip Toyota.
Mësohet se ai ka marrë plumba në kokë dhe trup, teksa mësohet se ishte nisur për në punë si çdo mëngjes, në vendngjajre janë gjetur 18 gëzhoja plumbash, sipas Top Channel.
Kujtojmë se siç raportuam më parë viktima dyshohet të jetë autori i vrasjes së Anton Kelit në vitin 2020, i cili punonte si taksist në Rrëshen.
Ndërkohë detaje të reja janë bërë më dije rreth ngjarjes, ku mësohet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 07:10 në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç. Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota. Mëshet se Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç si shofer, teksa po kësaj kompanie në mars të këtij viti iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk arriti të shpërthente.


