
Nora Ilirjani do të jetë drejtuesja e re e Departamentit të Administratës Publike. Newsbomb.al mëson se ajo është emëruar në këtë post, pas disa muajsh që institucioni vepronte me drejtuese të komanduar.
Më herët, DAP drejtohej nga Vilma Guri, e cila e la në mes detyrën për shkak sepse kryeministri Edi Rama vendosi ta merrte atë si Shefe Kabineti. Prej muajit Shkurt 2026, Departamenti i Administratës Publike është drejtuar nga Enkela Dudushi.
Institucioni është kyç për përgatitjen e strukturave të reja të administratës që mbështesin bojkotimin e burokracisë dhe zbatimin e praktikave moderne të menaxhimit.
Në krye të DAP, tashmë do të jetë Nora Ilirjani, siç mëson ekskluzivisht newsbomb.al, e cila vjen nga një karrierë e gjatë prej rreth dy dekadash si drejtuese e Burimeve Njerëzore në kompani të ndryshme private.
Prej vitesh, fokusi i Departamentit të Administratës Publike ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e nëpunësve më të mirë, bazuar në integritet moral dhe paanësi politike, për të ndërtuar një administratë publike me nëpunës profesionistë, të cilët ofrojnë shërbime cilësore dhe në kohë për qytetarët.
